Sugjerojmë:

Hasude me bajame, arra dhe rrush të thatë

Ingredientët

  • 1 gotë niseshte
  • 2 gota sheqer
  • Lëng limoni
  • 2-3 lugë gjelle gjalp
  • Lëkurë portokalli
  • Stika pishe
  • Bajame te pjekura
  • Arra
  • Rrush i thatë

Udhëzimet

1

Ne një tigan të thellë hedhim sheqerin dhe 2 gota ujë dhe i trazojmë së bashku deri sa të tretet sheqeri.

2

Në një enë kemi tretur më parë niseshtenë me dy gota ujë.

3

Këtë masë e shtojmë në tiganin që kemi në zjarr.

4

Trazoni masën vazhdimisht deri sa te trashet.

5

Më pas shtojme gjalpin pak e nga pak dhe pas tij frutat e thata.

6

E kalojmë hasudenë në një formë dhe e lëmë të ftohet e më pas e servirim.

Lini një koment