Sugjerojmë:

Harrojeni kremin e duarve, kjo përzierje natyrale është ajo që ju duhet për duar të buta

Në këto kohë kur duart i lajmë dhe i dezinfektojmë më shpesh se asnjëherë tjetër, nevojitet një përkujdes i veçantë ndaj tyre. Kjo pasi lëkura e duarve është delikate dhe mund të acarohet plotësisht.

Kush do i donte duart e ashpra dhe të plasaritura?

Askush! Prandaj Neps.al ju sugjeron t’i hidhni një sy maskës më poshtë, e cila do ju falë rezultate shumë të mira.

Maskë natyrale me karotë për duart tuaja: 

Ju duhen:

  • 1 karotë
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzime: 

  • I grijmë karotat, i përziejmë me kosin dhe vajin e ullirit sa të bëhet një masë homogjene.
  • E mbajmë maskën për 25 minuta tek duart.
  • I shpëlajmë dhe vendosim pak krem hidratant.

Kjo maskë rekomandohet 1 herë në javë!

Lini një koment