Sugjerojmë:

Granola e përgatitur në shtëpi për mëngjes

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 15 min

Ingredientët

  • 200 gr tërshërë
  • 150 gr bajame
  • 200 gr lajthi
  • Kanellë
  • 2 lugë gjelle fara lini
  • Arrëmyshk
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 150 gr mjaltë
  • 100 gr rrush i thatë

Udhëzimet

1

Në një tavë të sheshtë kombinoni tërshërët, bajamet, lajthitë, kanellën, farat e linit dhe arrën e moskatit dhe përzijini mirë.

2

Ndërkohë në një enë kombinoni 150 gram mjaltë me një lugë gjelle vaj ulliri.

3

I përzieni mirë dhe ia shtoni sipër tavës.

4

Shtoni edhe rrushin e thatë.

5

Vendoseni tavën në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.

6

Pasi të jetë gati, sipas dëshirës mund ta ruani masën në një kavanoz dhe ta konsumoni sa herë që dëshironi me një tas të vogël me qumësht.

Lini një koment