Gosti si në shtëpinë e mbretit e gjejmë vetëm në këtë restorant në Tiranë!

Për hir të së vërtetës, kisha shumë kohë që nuk flisja nga afër me dikë që të më thoshte se në mëngjes zgjohej më dëshirën më të madhe për të ardhur në punë. Brikena e “King House” më dha një mësim të mirë. Njerëzit pozitivë, plot energji e pasion për të kontribuar në vendin e tyre nuk mungojnë aspak.

Lokali është  themeluar që në vitin 2003, pra ka gati 16 vite në treg dhe Brikena ka qenë që në fillim dhe është akoma udhëheqësja e punës.

“King House” quhet i tillë, sepse filozofia e këtij restoranti është t’i bësh klientët të ndihen si në shtëpinë e mbretit. Ndryshe nga kuzhinat e tjera që kam vizituar, kësaj rradhe sytë më shkëlqyen kur mësova se shefet e kuzhinës janë 2 gra dhe jo burra (jo se kam diçka me burrat). Ato kanë punuar për vite të tëra tek ish-hotel Dajti dhe eksperienca e tyre flet më shumë se çdo CV tjetër.

Të huajt që frekuentojnë King House janë pika e fortë e këtij restoranti që ndodhet mu në zemër të Tiranës (në ish-bllok).

 

A ju merrte mendja ndonjëherë se byreku me spinaq dhe fërgesa tiranase janë pjatat më të preferuara nga ata? Në përgjithësi turistët pëlqejnë të provojnë çdo pjatë tradicionale shqiptare, të cilat tek “King House” jo vetëm që nuk mungojnë, por vijnë edhe cilësinë më të lartë të mundshme.

Çmimet i japin absolutisht kujtdo mundësinë të vijë e të shijojë gatimet e kuzhinës. Çdo gjë gatuhet në çast dhe është e freskët. Nuk ka një menu të përcaktuar dite. Klienti mund të përzgjedhë çfarë të dojë, pasi nuk ka kufizime. Menuja është gati si një libër, sepse ka kaq shumë diversitet pjatash saqë më besoni, do e keni të vështirë të vendosni se çfarë do të provoni.

Ndoshta ju po pyesni veten, se nga kaq shumë restorante që ka kryeqyteti, pse duhet të zgjidhni King House”? Ju garantoj se nuk do të gjeni vend tjetër ku tradicionalen do e gjeni të shërbyer bukur, të gatuar shumë mirë dhe më një çmim të lirë.

Pak por e sigurtë është se do tëpini gishtat pasi të keni ngrënë pulën e fshatit me pilaf. Sepse tek “King House” pulat merren në Pezë, mishi në Laç, bretkosat në Vlorë ndërsa djathi në Gjirokastër. Lokali ka gjithashtu edhe një pjatë origjinale që është sallata e ftohtë e specit me arra dhe djathë.

Image may contain: food and indoor

Gjatë intervistës me menaxheren (Brikenën), u binda se edhe në një jetë tjetër ajo do të bënte të njëjtën punë.

“S’do e ndërroja kurrë punën. Kam energji. Mërzitem kur shkoj jashtë shtetit. Dua të vij sa më parë në vendin tim. Përpiqem t’i bëj yzmetin punës sesa të bëj foto të bukura për Instagram. Dua që klienti kur të vijë të gjejë të njëjtën pjatë që shikon në rrjetet sociale. Megjithatë duhet të përshtatem me kohën”.

E me gjithë këto të mira që ka ky restorant, kurrsesi s’mund të shpëtonte pa qenë pjesë e aplikacionit Snapfood.

“Çdo gjë deri tani përsa i takon bashkëpunimit me Snapfood shkon perfekt”, u shpreh Brikena.

Që mos ta harroj, nëse ju ka vajtur mendja për pak raki cilësore, nga ajo e bërë vet shkoni tek “King House”. Por edhe për pije të veçanta, djathëra cilësorë apo lloje të veçanta proshutash, mund të vini përsëri këtu, pasi themeluesi i pronarit njëherë në muaj bën furnizime të kujdesshme në Itali.

Pra, ju shkoi goja lëng për t’i provuar të gjithë këto pjata të shijshme?

Keni vetëm një rrugë.  Shkoni tek Snapfood, zgjidhni “King House” dhe porosisni pjatën që ju ka vajtur mendja.

Ushqehu mirë, ushqehu me Snapfood!/neps.al

Lini një koment