Sugjerojmë:

Gjel i pjekur në furrë me salçiçe dhe djathë

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 3 ore

Ingredientët

  • 1 gjel 2.5-3kg
  • 250g salçiçe e freskët
  • 150g mish i grirë viçi
  • 100g mish i grirë lope
  • 2 vezë
  • 4 lugë gjellë djath Parmigiano të grirë
  • 2 feta bukë të bardhë për tost
  • pak qumësht për të lagur fetat e bukës
  • 4-5 gjethe sherbele (nëse nuk ju pëlqen mos e përdorni)
  • 1 tufë majdanoz
  • ½ qepë
  • Verë e bardhë ose lëng zarzavatesh
  • Kripë, piper, pak vegeta pluhur
  • Gjalpë

Udhëzimet

1

Përgatisim mbushjen: heqim lëkurën e salsiçeve dhe i grijmë me dorë në thërrime të vogla.

2

Lagim me qumësht fetat e bukës.

3

Në një tas hedhim mishrat e grirë dhe salsiçet.

4

I përziejmë mirë me dorë duke shtuar vezët dhe djathin Parmigiano.

5

Grijmë imët gjethet e majdanozit, sherbelës dhe qepën, i shtojmë te përzierja që kemi te tasi.

6

Shtojmë tani dhe bukën e lagur duke e shtrydhur me dorë qumështin e tepërt.

7

E rregullojmë për kripë, piper dhe vegeta.

8

E lyejmë nga brenda gjelin me pak gjalpë dhe më pas e mbushim, lidhim këmbët dhe nëse keni mundësi, qepeni te barku që të mos dalë mbushja (mjafton një gjilpërë e trashë dhe fije për kuzhinë) në rast të kundërt vini shkopinj shishqebapi. Që këmbët të mos i digjen, e mbështjellim me letër alumini.

9

E vëmë tani gjelin në një tavë ku ai të qëndrojë shtrënguar. E lyejmë mirë me gjalpë të tretur gjithë sipërfaqen e tij. E kriposim dhe e fusim në furrë të ngrohur më pare me 200° duke shtuar pak lëng te tava.

10

Duhet të piqet për 3 orë afërsisht. Në 30 minutat e para e mbajmë temperature 200°, sa të krijojë ngjyrë në sipërfaqe dhe më pas e ulim temperaturën në 180° për të vazhduar pjekjen e tij.

11

Herë pas here e lagim me verë të bardhë ose lëng zarzavatesh që të mos thahet. Nëse është nevoja, mbulojeni me letër alumini nga fundi i kohës së pjekjes së tij që të mos digjet në sipërfaqe. E shërbejmë me patate të vogla të pjekura ose sipas dëshirës.

Lini një koment