Sugjerojmë:

Gjalpë bajamesh i përgatitur në shtëpi. Mjafton vetëm një mikser

Nuk ka efektet anësore të gjalpit të zakonshëm me prejardhje shtazore. Është i pasur me vitaminë B2 dhe kripëra minerale. Veç  të tjerash, është një ‘banjë mirqenieje’, duke marrë parasysh cilësitë e bajameve, sidomos nëse janë biologjike.

Pasi ta keni përgatitur, shoqërojeni gjalpin e përgatitur me bukë ose bukë të thekur ose mund ta përdorni për përgatitjen e ëmbëlsirave, biskotave e rizotove.

  • 2 gota bajame
  • Pak kripë

Si përatitet?

Parangrohni furrën në 200 gradë. Piqni bajamet për 10 minuta, hiqini nga furra dhe lërini të ftohen për disa minuta.

Vendosini në një robot kuzhine, hidhuni kripë dhe punojini 15 minuta, derisa të përftoni një përbërje homogjene dhe kremoze. Nëse gjatë punimit bajamet ngjiten në muret e robotit të kuzhinës, largojini me lugë dhe shtojini tek gjalpi.

Transfrojeni gjalpin në një vazo me mbyllje hermetike: mund ta ruani në temperaurën e ambientit për një javë.

Lini një koment