Galetë e thjeshtë me rikota dhe kungull

Galetë e thjeshtë me rikota dhe kungull

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 kungull mesatar
  • 1 petë e gatshme byreku
  • 100 gram rikota
  • 100 gram djathë parmexhano
  • 100 gram mozarela
  • 2 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • Piper të zi

Udhëzimet

1

Lani kungullin dhe më pas e prisni në rrathë sa më të hollë.

2

Në një enë kombioni rikotën, djathin parmexhano dhe atë mozarela, hudhrën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe pak piper të zi.

3

I përzieni mirë. Masa duhet të jetë e thatë.

4

Merrni një tavë rrumbullake, shtroni një letër kuzhine, sipër vendosni petën e gatshme.

5

Tani shtroni mbushjen që përgatitët dhe në fund vendosni fetat e kungujve. I mbyllni cepat e galetës dhe i lyeni me pak gjalpë të shkrirë.

6

E fusni në furrë për 40 minuta në 200 gradë celsius.

Lini një koment