Sugjerojmë:

Freskohuni me një akullore të bërë vetë me kos dhe luleshtrydhe

Freskohuni me një akullore të bërë vetë me kos dhe luleshtrydhe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 2 ore

Ingredientët

  • 500 gram luleshtrydhe
  • 150 gram sheqer
  • 250 gram kos
  • 3-4 pika lëng limoni

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni sheqerin me luleshtrydhet e lara dhe të prera në copa të vogla.

2

Mbulojeni enën dhe e lini të qendrojë përrreth 1 orë në frigorifer.

3

Më pas e kaloni masën në blender, i shtoni kosin dhe lëngun e limonit.

4

E përzieni mirë masën dhe e kaloni në një enë metalike.

5

Nivelojeni dhe futeni akulloren në ngrirje për të paktën dy orë.

6

Pas kësaj e shërbeni në gota dhe shtojini sipër luleshtrydhe, qershi ose banane të prera në feta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment