Fli në saç, receta e preferuar e ditëve të ftohta në dimër!
1200-1400 gramë miell
2 litra ujë
1 pako gjalpë
1 gotë vaj luledielli
500 gramë kos
Pak kripë
1.Në një enë të bollshme hidhni ujin dhe miellin. Në këtë masë ende të papërzier shtoni një lugë gjelle të bollshme me kripë, e domosdoshme për shijen e recetës së veçantë. Nisni të përzieni përbërësit bazikë deri sa të përftoni një brumë të hollë dhe të lidhur mirë, gati i ngjan qumështit por më i trashë sigurisht.
2.Ndërsa brumi i hollë pushon pak minuta, lyeni mirë një tavë me gjalpë dhe vëreni në furrë të marrë nxehtësi të plotë.
3.Gjatë gjithë kohës së gatimit të kësaj recete furra duhet të qëndrojë e ndezur në temperaturë 220 gradë. Tani është rradha të bashkoni në një tas më të vogël kosin dhe vajin e lulediellit sipas masave të dhëna më lart, ndërkohë tava ngrohet bosh në furrë.
4.Nxirreni tavën dhe me një garuzhde të mbushur me brumin e hollë, hidhni mbi të në formën e shiritave masën që keni përftuar nga përzierja e ujit dhe miellit. Shiritat duhet të shtrohen duke lënë hapësira boshe mes tyre.
5.Sapo të keni shtruar rradhën e parë, futeni tavën në furrë për 4-5 minuta. Nxirreni nga furra dhe shtroni në vendet bosh që kanë mbetur shirita të tjerë me brumin e hollë. Futeni sërish në furrë për 4-5 minuta dhe kur ta nxirrni prej saj, shiritat e pjekur lyejini me një furçë të vogël kuzhine me përzierjen e kosit dhe vajit.
6.Kështu vazhdoni shtresë pas shtrese.
7.Hidhni brumin në formë shiritësh, futeni në furrë, nxirreni prej saj dhe lyejeni me kos dhe vaj. Ky proces do të vijojë derisa brumi të ketë mbaruar krejtësisht.
8.Nëse në fund ju mbetet kos dhe vaj në tasin e vogël, mund ta shtroni sipër shtresës së flisë dhe futeni në furrë për 4-5 minutat e fundit. Flija tani është gati, priteni dhe shtrojeni në një pjatancë të madhe për të gostitur miqtë.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment