Receta për një ëmbëlsirë origjinale, jo të zakontë dhe të shijshme. Por edhe aleate e një diete të shëndetshme. Fiqtë e karamelizuar pa sheqer janë aromatikë falë erëzave dhe mund të serviren në fund të një vakti, por edhe me kafenë e pasdites.
Përbërësit:
25 fiq
1 lugë e vogël kakao e hidhur
30 gram portokaj ose fruta të sheqerosura (si ato që ka tek panetonet)
1 shishe Vincotto (verë balsamike frutash)
disa gjethe dafine
pak kanellë
120 gr bajame të thërrmuara
disa kokrra karafil
Përgatitja:
Prisni përgjysmë fiqtë, por mos i ndani komplet. Lërini të bashkuar tek bishti. Mbushini me bajamet e thërrmuara, frutat e sheqerosura dhe kakaon pluhur të cilat i keni bashkuar në një tas. Mbyllini fiqtë me kujdes.
Vendosini fiqtë në një tepsi dhe futini në furrën me nxehtësi 180 gradë për pak minuta duke i kthyer nga ana tjetër në mes të pjekjes. Kalojini tek vincotto, vendosini nëpër vazo duke vendosur në secilën gjethe dafine, kanellë dhe kokrra karafili.
Në fund, mbulojini me vin cotto (1 l për 25 fiq), vendosuni një peshë sipër dhe lërini të pushojnë për një ditë. Hiquni peshën pastaj dhe mbyllini hermetikisht vazot.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment