Sugjerojmë:

Fileto viçi me patate, spinaq dhe stika pishe

Ingredientët

  • 200 gr fileto viçi
  • 30 ml salcë
  • 10 ml verë e kuqe
  • 300 gr spinaq
  • 3 kokrra patate
  • 15 gr erëza (të freskëta dhe të thata)
  • 45 ml vaj ulliri
  • 30 gr stika pishe

Udhëzimet

1

Në një tigan të sheshtë me vaj ulliri, hidhni fileton dhe rrotullojeni disa herë derisa ajo të marrë ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët.

2

Shtoni erëza të ndryshme, piper të zi kokërr dhe më pas kalojeni në furrë për rreth 15 min.

3

Në një tigan tjetër hidhni pak vaj ulliri dhe spinaqin e larë e të pastruar nga bishtat.

4

Skuqeni për 2-3 min dhe shtoni stikat.

5

Në një tigan tjetër skuqni patatet e ziera më parë, në formë gjysmë sferash të vogla.

6

Në tiganin ku gatuat fileton shtoni salcën, një lugë çaji me koncentrat vere dhe rregullojeni me kripë.

7

Nxirreni fileton nga furra dhe sherbejeni me patatet.

Lini një koment