Sugjerojmë:

Fileto viçi me kërpudha

Fileto viçi me kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Jo vetëm filetot e pulës. Edhe me fileto mishi mund të bëjmë receta fantastike si kjo e sotmja, që në kombinim me kërpudhat do ju pëlqejë pamasë.

Ingredientët

  • 4 fileto të holla mish viçi ose derri
  • 200 gram kërpudha
  • 1 gotë ujë
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 gotë qumësht
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper të zi
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe më pas shtojmë filetot e holla të mishit.

2

I shtoni pak kripë dhe i skuqni mirë nga të dyja anët.

3

Pas 5 minutash shtoni edhe kërpudhat. I përzieni mirë dhe shtoni 1 gotë ujë.

4

Sapo ta shihni që kërpudhat dhe mishi janë drej fundit dhe lëngu ka shteruar disi, shtoni qumështin.

5

Prisni derisa të trashet pak lëngu.

6

Shtoni pak kripë, piper të zi dhe majdanozin e copëtuar. Shërbejeni të ngrohtë.

Lini një koment