Fileto pule të pjekura me ullinj të zi

2 luge gjelle verë e kuqe
2 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle vaj ulliri
4 thelpi hudhra
1 lugë çaji kripë
1 degë rozmarinë
Fileto pule (4- 6 copë)
1 filxhan me ullinj të zinj

1.Në një tas të madh bashkoni verën e kuqe, mustardën, vajin e ullirit, hudhrën, kripën dhe rozmarinën.

2.Më pas shtoni mishin e pulës dhe ullinjtë.

3.I përzieni mirë dhe e mbuloni enën me një qese plastike.

4.E fusni në frigorifer dhe e lini të qendrojë të paktën 1 orë ose gjatë gjithë natës.

5.Të nesërmen e kaloni masën në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet për gati 1 orë në nxehtësi të ulët.

6.Kur ta shikoni që mishi i pulës ka marrë një ngjyrë kafe të artë në sipërfaqe mund ta hiqni.

7.Mund ta shoqëroni me kuinoa, oriz ose thjesht me pak bukë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment