Sugjerojmë:

Fileto pule me pana, gorgonzola dhe arra

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 300 gr fileto pule
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 100 gr gorgonzola
  • 1 gotë pana
  • Ujë
  • Arra
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Skuqni filetot e pulës në një tigan me vaj ulliri, për disa minuta.

2

Shtoni kripë dhe piper.

3

Shtoni 1 gotë verë të bardhë dhe 100 gram djathë gorgonzola.

4

Hidhni pak ujë dhe 1 gotë pana kuzhine dhe gatuajini për disa minuta.

5

Vendosini në një pjatë për servirje dhe shërbejini me pak arra të grira.

Lini një koment