Sugjerojmë:

Fileto merluci e pjekur me gjalpë, domate të thara dhe pesto

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 2 lugë çaji fara pishe
  • 2 karafil hudhër
  • 50 gr djathë pecorino
  • 3 speca të kuq
  • 4 lugë çaji gjethe trumzë
  • 200 gr domate të thata dhe të copëtuara
  • 100 gr ullinj të zi
  • 120 ml vaj ulliri
  • 1 kg patate me miell
  • 3 qepë
  • 4 domate
  • 4 fileto merluci
  • Borzilok
  • 250 ml dhallë
  • 1 lugë çaji gjalpë
  • Arrëmyshk

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 200 gradë.

2

Hidhni farat e pishës në një tigan të vogël pa vaj për 2-3 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe pastaj hiqini nga tigani.

3

Vendosni farat e pishës, hudhrat, pecorinon, specat, trumzën, domatet e thata dhe ullinjtë pa bërthama në një procesor ushqimi dhe lërini derisa të copëtohen.

4

Pastaj hidhini në 100 ml vaj ulliri dhe përzijini.

5

Fusni për të zier patatet në ujë të kripur për 15-20 minuta, sa të zbuten.

6

Ndërkohë, ngrohni 20 ml vaj ulliri në një tigan, shtoni qepët dhe skuqini për 1-2 minuta.

7

Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe hidhni brenda 5 lugë çaji salcë pesto.

8

Shtrijini fetat e domateve në një tavë pjekjeje dhe vendosni peshkun në krye.

9

Shtoni disa pika të salcës pesto me qepë.

10

Përhapeni borzilokun mbi filetot e peshkut, pastaj piqeni për 18-20 minuta.

11

Patatet hiqini nga zjarri dhe futini në blender t'i bëni pure.

12

Përzijini me gjalpë dhe arrëmyshk.

13

Hidhini patatet dhe filetot në pjata dhe merrni me lugë peston.

14

Pjata do të jetë gati për servirje.

Lini një koment