Sugjerojmë:

Festoni ditët e mbetura të verës me këtë sallatë tropikale!

Festoni ditët e mbetura të verës me këtë sallatë tropikale!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kjo sallatë e freskët dhe shumëngjyrëshe, është fantastike për t’u konsumuar gjatë ditëve të verës që na kanë mbetur.

Ingredientët

  • ½ ananas i qëruar dhe i prerë në feta rrumbullake
  • 1 pjeshkë (e qëruar dhe e prerë në feta-feta)
  • 4 fletë sallatë jeshile
  • 100 gram pomodorini
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një toster do të vendosni për disa minuta fetat e ananasit dhe pjeshkës. I lini derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

2

Ndërkohë në një enë shtoni sallatën jeshile të copëtuar, pomodorinit e përgjysmuara, frutat, kripën, piperin, vajin dhe açeton balsamike.

3

I përzieni mirë dhe sallata është gati. Ju bëftë mirë!

4

Nësë dëshironi mund t’i shtoni edhe fruta të thata si bajame apo fara luledielli.

Lini një koment