Sugjerojmë:

Eskallop viçi me kërpudha dhe verë të bardhë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 8 fileto të holla viçi
  • 1/ 2 kg kërpudha champignon
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1/4 l lëng mish viçi ose koncentratë viçi
  • 1 thelpi hudhër
  • 50 gr gjalp
  • 2 lugë vaj ulliri
  • Miell
  • Majdanoz
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Përgatisim fillimisht salcën për eskallop duke i pastruar kërpudhat me ndihmën e një pecete të lagur dhe të shtrydhur mirë dhe duke i prerë gjithashtu në feta të holla.

2

Në një tigan, kavardisim ne pak vaj ulliri hudhrën e prerë hollë, shtojmë fetat e kërpudhave dhe i gatuajmë në zjarr të fortë për rreth 10 minuta derisa të lëshojnë lëngun e tyre.

3

Pas kësaj, i shtojmë verën e bardhë dhe në momentin që vera ka avulluar, shtojmë pak lëng mishi dhe i gatuajmë kërpudhat edhe për 10 minuta të tjera derisa në fund të zbuten dhe të formohet një lëng pak i trashë.

4

Hedhim kripë, piper dhe majdanoz dhe i lemë të pushojnë.

5

Përgatisim filetot e viçit duke i rrahur me ndihmën e një rrahëse mishi derisa të arrijnë trashësinë prej 1cm.

6

I lyejmë me pak miell dhe i skuqim nga të dyja anët në tiganin ku kemi shkrirë gjalpin dhe pak vaj ulliri.

7

I heqim nga tigani dhe i shtojmë tek salca me kerpudha duke i përzierë mirë.

8

I shërbejmë menjëherë duke i dekoruar me majdanoz të grirë në siperfaqe.

Lini një koment