Sugjerojmë:

Eshtë koha perfekte për të shijuar komposto ftoi. Ja receta me 4 përbërës

Eshtë koha perfekte për të shijuar komposto ftoi. Ja receta me 4 përbërës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Vjeshta na solli me vete kaq shumë fruta e perime, e rrjedhimisht edhe receta të papara që mund të përgatisim me to. Për shembull tani koha perfekte për komposto ftoi!

Ingredientët

  • 1.2 litra ujë
  • 500 gram ftua
  • 15-30 gram sheqer
  • 1/2 lugë gjelle me limontos

Udhëzimet

1

Lani ftoin mirë dhe e prisni në shirita përsëgjati ose në kubikë të mëdhenj.

2

Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni sheqerin dhe më pas ftoin.

3

E lini të ziejë gati 20 minuta.

4

Me një pirun provoni nëse ai ngulet tek ftoi.

5

Ky i fundit nuk duhet të jetë shumë i butë.

6

E hiqni nga zjarri dhe e kaloni në një kavanoz. I shtoni brenda edhe limontozën.

7

E mbyllni, ruajeni në frigorifer dhe pasi të jetë ftohur mund ta shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment