Padyshim rrudhat janë pjesa e dukshme e procesit të rritjes, por kjo nuk na ndalon aspak t’i kemi ato prioritet për t’i kuruar.
Dhe për këtë nuk është e domosdoshme të harxhojmë një mal me para, pasi zgjidhja më e mirë ndonjëherë gjendet pas gjërave të thjeshta. Të tilla janë edhe maskat natyrale që përgatiten lehtë në kushtet e shtëpisë, pa ndonjë kosto dhe mundim të madh.
Maska e sotme që Neps.al sugjeron ka vetëm 1 përbërës të thjeshtë. Ajo është e bardha e vezës. E bardha e vezës tendos lëkurën dhe zbeh rrudhat.

Çfarë duhet të bëni:
- Rriheni të bardhën e një veze dhe vendoseni në lëkurë.
- Prisni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
- Kjo maskë (e përshtatshme për lëkurat me yndyrë) duhet bërë dy herë në javë./neps.al
Lini një koment