Sugjerojmë:

Ëmbëlsirë me qershi që të kënaqni gjithë familjen tuaj

Koha e përgatitjes: 25 min Koha e gatimit: 45 min

Ingredientët

  • 300 gram miell
  • 1 vezë
  • 80 gram sheqer
  • 150 gram gjalpë
  • 5 gram maja për ëmbëlsira
  • Qershi
  • 250 gram gjizë pa kripë
  • Lëkurë limoni

Udhëzimet

1

Në një enë hapim miellin, në mes shtojmë sheqerin vezët dhe gjalpin.

2

Shtojmë edhe majanë për ëmbëlsira.

3

E trazojmë deri sa të arrijmë një masë brumi. Për 3-4 minuta punojmë brumin dhe pastaj e mbështjellim me qeska kuzhine dhe e lemë të pushojë në frigorifer për 15-20 minuta.

4

Pastaj e marrim brumin dhe e hapim me shkopin e petave për ta futur në tepsi.

5

Mbi petën e shtrirë mbi tepsinë e lyer me gjalpë , hedhim gjizën, pak sheqer dhe lëkurën e limonit të grirë.

6

Sipër hedhim qershitë e ndara në copa dhe e futim ëmbëlsirën në furrë .

7

Furra do të jetë e ngrohur paraprakisht në 180 gradë dhe e lemë ëmblësirën rreth 45 minuta deri sa të piqet.

Lini një koment