Sugjerojmë:

Embëlsirë me arra, kokos dhe kakao

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 50 min

Ingredientët

  • 1 filxhan gjalpë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 4 vezë
  • 1 e gjysmë lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 2 filxhanë miell
  • 3/4 lugë çaji krem tartari
  • 1/2 filxhan kakao pluhur
  • 1/2 filxhan arra
  • 4 gota kokos
  • 1 kuti qumësht i kondensuar

Udhëzimet

1

E nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë.

2

E lyejmë me yndyrë dhe miell tepsinë ku do e pjekim.

3

Në një tas të madh, bashkojmë gjalpin dhe sheqerin në një masë kremoze.

4

Rrahim brenda vezët, pastaj e përziejmë me gjysmë luge çaji vanilje.

5

Kombinojmë miellin, kremin e tartarit dhe kakaon dhe i përziejmë mirë në rrahësen e vezëve.

6

I hedhim brenda arra.

7

Përhapim gjysmën e kësaj përzierjeje në fund të tepsisë që e kemi bërë gati për pjekje.

8

Bëjmë shtresën e mesit.

9

Në një tas mesatar, përziejmë bashkë kokosin, qumështin e kondensuar dhe një lugë gjelle vanilje.

10

Shtrojmë me kujdes një shtresë të hollë mbi shtresën e çokollatës në tepsi.

11

Sipër i hedhim çokollatën e mbetur dhe e përhapim mirë.

12

E pjekim për 45 deri në 50 minuta në furrën që është nxehur që më parë, derisa pjesa sipër të mos shkëlqejë.

13

E lemë të ftohet në tepsi përpara se ta presim në copa.

Lini një koment