Sugjerojmë:

E shijshme dhe me vlera ushqyese. I reziston dot një sallate të ftohtë me fruta deti?

E shijshme dhe me vlera ushqyese. I reziston dot një sallate të ftohtë me fruta deti?

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Frutat e detit duhet të jenë më shumë prezente në tavolinat tona. Niseni duke përgatitur një sallatë të shijshme me to. Neps.al ju tregon hapat e përgatitjes...

Ingredientët

  • 500 gran vongole
  • 150 gram sepje
  • 400 gram perime mikse
  • 300 gram karkaleca
  • 150 gram oktapod
  • 1 tufë majdanoz
  • lëng limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • hudhër
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Vendosni për të zier karkalecat bashkë me guaskën përrreth 10 minuta në ujë të vluar. Pastroni sepjet dhe oktapodin, më pas kulloni karkalecat dhe qërojini.

2

Gatuani në të njëjtën enë sepjet dhe oktapodin përreth 20 minuta.

3

Më pas në një enë vendosni vongolet dhe prisni sa të hapen. Në një enë tjetër vini për të zier perimet mikse përreth 15 minuta.

4

Grini hollë hudhrën dhe bashkojeni me majdanozin, trumzën, pak finok, vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper.

5

Më pas prisni në copa oktapodin dhe sepjet, vendosini në tas për sallatë bashkë me karkalecat, vongolet dhe perimet dhe në fund rregulloni sallatën me salcën e përgatitur. Shërbejeni dhe tani është koha për ta shijuar!

Lini një koment