E pasur në vitamina, minerale dhe antioksidantë! Ja receta e smoothie-t që lufton inflamacionin

E pasur në vitamina, minerale dhe antioksidantë! Ja receta e smoothie-t që lufton inflamacionin

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Një gotë në ditë nga kjo recetë do ju japë një larmishmëri antioksidantësh, vitamina dhe minerale. Jo vetëm që ka një shije të mirë, por ju ndihmon njëkohësisht për të luftuar inflamacionin. Në total do të merrni 250 kcal!

Ingredientët

  • 1 banane
  • 2 filxhanë me gjethe spinaqi
  • lëngu i 1 limoni
  • 2 mollë
  • 1 degë selino
  • një copë e vogël xhinxheri
  • 1/2 gotë ujë

Udhëzimet

1

Në një mikser do të bashkoni të gjithë përbërësit.

2

I përzieni mirë derisa të krijoni një mase kremoze të butë.

3

Shërbejeni nëpër gota dhe shijojeni para se të hani drekën!

Lini një koment