Paçe e Dibrës, si nga dora e gjyshes
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Sugjerojmë:
Në një tenxhere hedhim ujin, bashkë me kripën, sheqerin dhe gjalpin e prerë në copa të vogla.
I përzjejmë derisa masa të nisë të vlojë.
Në këtë moment, e heqim nga zjarri dhe hedhim miellin e situr duke e përzjerë shpejt dhe pa ndërprerje derisa masa të njëtrajtësohet.
Më pas e vendosim tenxheren në zjarr të ngadaltë dhe vijojmë të përzjejmë derisa masa të shkëputet nga anët e tenxheres.
Në këtë moment e heqim nga zjarri dhe masën e përftuar e zhvendosim në një enë qelqi duke e lënë të ftohet.
Pasi të jetë ftohur, shtojmë vezët një nga një duke e përzjerë ndërkohë pa ndërprerje derisa masa të jetë homogjene.
Përzjerjen e ndërpresim në momentin që përftojmë një masë të trashë kremoze dhe pak elastike.
Në rast se keni në kuzhinë “xhep” pastiçeri me formë të dhëmbëzuar hidhni masën e përgatitur aty për të nxjerrë tullumbat.
Në rast se nuk e keni këtë mjet pastiçerie, atëherë lyeni dy lugë gjelle me pak vaj dhe formoni toptha të vegjël.
Në vijim, hidhni në një tigan vajin që të nxehet dhe hidhni brumin përmes formës së dhëmbësuar në vajin e nxehtë por bëni kujdes që zjarri të jetë i ulët.
Pasi ti keni skuqur të gjitha, shtrojini në një tavë dhe hidhuni sipër sherbetin e ftohtë. Lërini në sherbet për 5 minuta e më pas vendosini në një pjatë për t’i servirur.
Për përgatitjen e sherbetit, hidhni sheqerin dhe ujin në tenxhere dhe lërini të zjejnë për 10 minuta në zjarr derisa të nisë të vlojë. Shtoni lëng limoni dhe lëreni të ftohet.
Sipas dëshirës sipër tullumbave mund t’u hidhni lëkurë të grirë limoni ose portokalli
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e...
Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën...
© 2024, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment