Sugjerojmë:

Dreka për këtë të martë: Fileto pule me perime të pjekura

Dreka për këtë të martë: Fileto pule me perime të pjekura

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Përfundimisht, kjo është receta ime e preferuar! Po ju a i rezistoni dot? Hidhini një sy më poshtë dhe filloni nga puna për përgatitjet....

Ingredientët

  • 4 fileto pule
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 6 thelpi hudhra të prera imët
  • 1 lugë gjelle rigon
  • 2 kungulleshka të mëdha të prera feta-feta
  • 3 speca të kuq
  • 1 qepë e kuqe
  • Një dorë borzilok i freskët i prerë imët
  • Kripë, piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tas mesatar përzieni vajin, uthullën, kripën, piperin, hudhrën dhe rigonin.

2

Në një enë vendosni filetot e pulës dhe i shtoni sipër salcën që përgatitët. I përzieni mirë me dorë në mënyrë që të marinohen siç duhen.

3

Mbylleni tasin me një kapak dhe i lini në frigorifer për 30 minuta.

4

Ndërkohë përgatisni perimet tuaja duke i alrë dhe duke i prerë në feta rrumbullake.

5

E mira do ishte t’i piqnit në një skarë, por nëse nuk keni një të tillë atëherë piqini në furrë.

6

I shtroni në një tavë, i shtoni sipër vaj ulliri, hudhra dhe i lini në furrë për 25 minuta. Në skarë mjaftojnë 5 minuta nga secila anë.

7

Filetot e pulës i fusni në një tavë tjetër pasi kërkojnë pak më shumë kohë për t’u pjekur. I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 170 gradë celsius.

8

Në fund i shërbeni filetot me perimet e pjekura dhe sipër i shtoni pak borzilok të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment