Sugjerojmë:

Dreka e së shtunës: Fileto peshku e mbushur me perime

Dreka e së shtunës: Fileto peshku e mbushur me perime

Ingredientët

  • Përbërësit:
  • 800 gr fileto peshk
  • 100 gr kajsi
  • 2 speca
  • 400 gr domate
  • 1 copë preshë
  • 2 thelpinj hudhre
  • 1,5 decilitra supë perimesh
  • 200 gr oriz
  • 60 gr margarin
  • 1 decilitër vaj vegjetal
  • 1 limon

Udhëzimet

1

Fileton e peshkut priteni përgjysmë së për gjeri, pastrojeni dhe spërkateni me lëng limoni.

2

Në çdo copë të peshkut vendosni një copë kajsie, pastaj mishin bëjeni role dhe kapeni me një kurse dhëmbësh, lyheni me vaj, skuqeni dhe pasi të jenë skuqur hiqini nga zjarri.

3

Preshi, domatet dhe specat pritini në kuadrate, ndërsa hudhrat grihini shumë imët.

4

Zieni orizin në ujë me kripë, ndërsa lëvoren e limonit griheni imët në rende.

5

Në pak vaj kaurdiset preshin dhe hudhrat, shtoni specat, pastaj domatet dhe kaurdisini derisa të zbuten të gjitha perimet.

6

Perimet e kaurdisura bashkojini me oriz, shtohen erëza sipas dëshirës.

7

Hidhni perimet brenda mishit të filetove të peshk dhe vendosini në tavë derisa të piqen

Lini një koment