Sugjerojmë:

Disa këshilla të rëndësishme për ty që udhëton me makinë gjatë ditëve të nxehta

Vapa nuk ka ikur ende me gushtin dhe gjasat janë që tempeaturat e larta të jenë të tilla edhe në dy javët e para të shtatorit.

Nëse udhëton me makinë, atëherë hidhi një sy pikave më poshtë, pasi mund të jenë shumë të vlefshme për një shëndet të mirë fizik dhe mendor.

  • Shmangni udhëtimet në orët e nxehta të ditës 11:00-17:00.
  • Kontrolloni gjendjen teknike të makinës para nisjes, nivelin e fryrjes së gomave dhe nivelin e ujit në motorr.
  • Mbani gjithmonë ujë me vete.
  • Mos harroni kutinë e ndihmës së parë.
  • Gjatë ndalesave shmangni nrënien e shpejtë, ushqimet e rënda, pijet alkoolike, lëngjet e pagazuara, ato me shumë sheqer dhe kafeinë.
  • Mundohuni të mos e parkoni makinën në diell.
  • Nëse duhet të ndaloni mos i lini njerëzit ose kafshët, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, brenda makinës së parkuar në diell.
  • Nëse makina ka sistem ajrimi të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jetë jo më poshtë se 5 gradë me ambientin jashtë.
  • Mbani rripin e sigurimit gjatë gjithë udhëtimit.
  • Mos i lini asnjëherë vetëm fëmijët në makinë.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik 

Lini një koment