Dietën e Katy Perry-t mund ta ndjekin të gjithë me pak vullnet
Si çdo personazh publikë, edhe Katy Perry ndjek një dietë për të mbajtur fizikun e saj në formë dhe për të qenë gjithmonë energjike.
Ajo ndjek Dietën e Pesë Faktorëve, e cila përmban pesë vakte të vogla ushqimesh në ditë. Këto ushqime përfshijnë zakonisht, supa të lehta, pulë të pjekur dhe të gjitha drithërat, si kuinoa dhe asparagë të pjekur në skarë.
Mësohet se Katy pëlqen të konsumojë ujë kokosi dhe lëng frutash të shtrydhura. Dieta e saj e balancuar është shumë e lehtë për në ture, teksa i jep mjaft energji gjatë performancave të saj duke parandaluar edhe sëmundjet.
Asaj i pëlqejnë dhe mesvaktet, por para gjalpit të kikirikut apo një pako patatinash, ajo ha shëndetshëm.
Është fanse e ushqimeve të kripura, dhe mesvakti i saj është një kesadia me mish gjeli, fasule të zeza dhe djathë me pak yndyrë. Receta i është dhënë nga trajneri.
Të tjera mesvakte sipas “People Magazine”, që konsumon Katy Perry janë humusi dhe perimet.
Edhe kur performon në dhomën e zhveshjesh, Katy ka ushqime të shëndetshme. Disa nga ushqimet që ajo kërkoi njëherë në një koncert në natën e ndërrimit të viteve ishin spinaqi, brokoli, selinoja, kus kusi dhe dy shporta me fruta, njëra prej të cilave përmbante fruta tropikale.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment