Sugjerojmë:

Darka për sot: Tërshërë me qumësht e dardha

Darka për sot: Tërshërë me qumësht e dardha

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Darka ideale, me shije të mirë dhe pak kalori. Hidhi një sy recetës....

Ingredientët

  • 4 lugë gjelle tërshërë
  • 1 gotë e gjysmë qumësht
  • 1 dardhë
  • 1 filxhan me manaferra të lara mirë
  • pak kanellë

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni qumështin e ngrohur me tërshërën. I trazoni mirë dhe i lini 5 minuta sa tërshëra të zbutet.

2

Ndajeni masën në dy tasa të vegjël. I shtoni sipër fetat e dardhave, disa manaferra dhe pak kanellë.

3

Darka juaj është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment