Sugjerojmë:

COVID-19 dhe 5 gabime që kurrsesi nuk duhet t’i bëni këto kohë

Deri tani kemi folur mbi këshilla apo rekomandime që duhen zbatuar për të parandaluar apo për të minimizuar rrezikun e infektimit me COVID-19.

Mirëpo është po aq e rëndësishme të përmendim çfarë nuk duket të bëni duke menduar jo vetëm për veten,  por edhe për t’i ardhur në ndihmë të tjerëve.

MOS përdorni maskë në rast se jeni të shëndetshëm
Siç e dini tashmë, maskat janë në numër të kufizuar dhe pikërisht për këtë arsye më parë duhet të mendojmë se ato janë të domosdoshme për heronjtë e kësaj lufte, personelin mjekësor.
Por për të parandaluar infektimin e të tjerëve duhet t’i përdorni ato në rast se:
• Kujdeseni për një të sëmurë me COVID-19
• Ankoheni nga prania e simptomave – Temperaturë, kollë dhe tështitje

MOS u paraqitni për konsultë tek mjeku në rast se vini re praninë e simptomave karakteristike të COVID-19
Kërkoni menjeherë ndihmë mjekësore në rastet e urgjencave të tilla si stroke, atak kardiak etj, POR në rast se keni temperaturë dhe kollë, ndiqni instruksionet e paracaktuara nga instancat përkatëse pasi vetëm kështu do të merrni ndihmën e dedikuar rasteve të dyshuar apo infektuar me COVID-19.

MOS shpërndani informacione të gabuara
Sigurohuni që informacionet që shpërndani të mos jenë të gabuara apo jo të aprovuara nga faqe mjekësore të certifikuara.

MOS higjenizoni trupin me dezinfektant
Rekomandohet të përdorni UJE dhe SAPUN për të higjenizuar trupin pasi përdorimi i dezinfektantëve mund t’ju irritojë lëkurën apo rrugët e frymëmarrjes

MOS stigmatizoni/paragjykoni në bazë të përkatësisë etnike
Nuk ka asnjë studim i cili tregon se virusi COVID-19 “parapëlqen” ndonjërën nga përkatësitë etnike me tepër prandaj, në këto kohë është thelbësore t’i gjendemi pranë njëri tjetrit.

MOS blini më tepër produkte ushqimore sesa mund t’ju nevojiten
Në treg nuk ka mungesa produktesh ushqimore, prandaj nuk është e nevojshme të krijoni stok të produkteve të caktuara pasi mund të jeni duke krijuar mungesë për ata të cilët realisht kanë nevojë për to.

Lini një koment