Të shijshme dhe perfekte për t’u shijuar me djathra, sallam, kërpudha e domate, copëzat e bukës së misrit janë një antipastë e shijshme dhe jo vetëm. Le të shohim hap pas hapi si t’i përgatisim:
250 gr miell misri
1 litër ujë
Kripë
Hapat:
Vendosni ujin të ziejë, shtojini kripë, shtoni miellin e misrit dhe përziejini në mënyrë që të evitoni formimin e kokrrizave derisa masa të ketë arritur konsistencën e dëshiruar.
Vendoseni brumin në një plan pune ku keni shtruar letër furre, lëreni të ftohet dhe më pas priteni në kuadrate. Mund të përdorni edhe një gotë ose prerëse biskotash.
Më pas futini në furrë copëzat e bukës së misrit dhe lërini derisa të jenë krokante ose piqini në skarën e furrës.
Sipas dëshirës suaj mund të përgatisni një mbushje me djathë kremoz ose djathra të tjerë që mund të keni në frigorifer, proshutë, kërpudha e domate të thata e disa feta mozarela.
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
Lini një koment