Sugjerojmë:

Çomlek me mish viçi dhe qepë të njoma në tavë dheu

Ingredientët

  • 4 copa mish viçi
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle koncentrat domateje
  • 1.5 kg qepujka te vogla
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • ½ lugë çaji piper të zi
  • 4 lugë gjelle uthull balsamike
  • 4 kupa ujë
  • Kripë
  • 2 gjethe dafinë
  • Opsionale: pak kanellë

Udhëzimet

1

Qëroni qepujkat dhe vendosini ne një tas të mbushur me ujë të ftohtë.

2

Ngrohni furrën në 220°C

3

Në një tenxhere të thellë hidhni vajin e ullirit dhe qepën dhe skuqini sa qepa të bëhet e butë dhe transparente.

4

Shtoni salcën e domates, mishin dhe skuqeni mirë nga të gjitha anët (gati 5 minuta).

5

Kulloni dhe shtoni qepujkat, dafinën, uthullën, piperin e kuq dhe të zi dhe trazojini mirë me lugë druri.

6

Hidhni ujin dhe rregullojeni gjellen me kripë sipas shijes tuaj.

7

Transferojeni gjellën në vorbën e qeramikës, verini kapakun dhe futeni në furrën e ngrohur për gati 2 orë.

8

Kontrolloni gjellën nëse do ketë nevojë për ujë shtesë çdo 30 minuta.

9

Në fund shijoni gjellën për kripë nëse ka nevojë për më tepër.

Lini një koment