Nga neps. al4 Janar, 2022 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Cili është momenti i duhur për të hedhur kripën në ushqime? Mësojeni tani
Kripa është shija e çdo gatimi, dikush e do më shumë e dikush më pak, por asnjë ushqim nuk merr shijen e duhur pa të.
Por ajo që amvisat janë gjithmonë në dilemë është: kur është momenti i duhur të hedhim kripën në gatime?
Nëse hedhim shumë apo pak kripë, shija e një pjate mund të tjetërsohet.
Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën.
Kur hedhim shumë kripë në një gjellë, e rëndësishme është që të mos alarmohemi.
Patatja, qumështi i arrës së kokosit dhe lëngu i limonit jeshil konsiderohen si balancues dhe zbutës të shijes së kripur.
1-Kur duhet hedhur kripa kur gatuani mish?
Kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim. Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken. Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.
Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve.
2-Kur duhet hedhur kripa në supë?
Në rastin e supës, kripën mund ta hidhni në cilin moment të dëshironi. Kripa tretet mirë dhe në mënyrë të njëtrajtshme në ujë.
E rëndësishme është që pasi të keni hedhur kripën në supë të prisni pak e të provoni shijen e saj për të përcaktuar nëse ka më shumë nevojë për kripë.
3-Kur duhet hedhur kripa tek pilafi dhe makaronat?
Pilafi dhe makaronat kanë nevojë për kripë që të plotësojnë shijen e tyre.
Këshillohet që kripa të hidhet gjatë zierjes ose në fillim sepse këto produkte nuk e përthithin dot kripën pas gatimit.
4-Kur duhet hedhur kripa tek fasulet?
Në rastin e fasuleve mund të hidhni kripë në fund të gatimit por jo gjatë tij sepse ato do të bëhen të forta.
Legumet në përgjithësi ku bëjnë pjesë edhe qiqrat duhen mbajtur në ujë me kripë përpara gatimit që të zbuten.
5-Kur duhet hedhur kripa tek perimet e kavërdisura?
Në rastin e kaurdisjes së perimeve (ku përfshihen edhe kërpudhat dhe domatet), kripa duhet hedhur në fund që të përfitoni një gatim të karamelizuar dhe krokant.
Kripa përthith lagështinë nga perimet, ndaj nëse e shtoni atë në fillim, perimet do të jenë të qullëta.
Tani ju mbetet të gatuani dhe shijoni pjatat tuaja të preferuara!
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment