Sugjerojmë:

Cilat janë 8 rregullat bazë të distancimit social

Distancimi social është është një nga masat më të nevojshme dhe të padiskutueshme për të minimizuar përhapjen e virusit COVID-19. Megjithatë duhet të mos krijojmë ide të gabuara. Kjo nuk do të thotë vetëm të izolohemi, por edhe të shmangim kontaktet fizike në hapësira publike, ambiente pune apo çfarëdolloj hapësire tjetër sidomos në rastet kur vëmë re në to persona me simptoma të dyshimta. Në këtë mënyrë mbrojmë jo vetëm veten, por edhe te tjerët!

Ja disa rregulla si të respektojmë distancimin social:

  • Qëndroni në shtëpi dhe vetëm në rastet kur është realisht e nevojshme mund të frekuentoni hapësirat publike.
  • Ruani distancën prej të paktën 1-2 metra nga gjithësecili.
  • Shmangni turmat e njerëzve.
  • Evitoni shëtitjet në park/lulishte etj.
  • Punoni nga shtëpia në rast se është e mundur.
  • Vazhdoni të ndiqni studimet/shkollën online.
  • Evitoni të konsumoni ushqime jashtë.
  • Komunikoni vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale/videocall me të afërmit tuaj, sidomos nëse keni gjyshër me të cilët nuk jetoni së bashku.

KUJDES! Më e rëndësishmja nga të gjitha është higjiena personale dhe higjiena e duarve:

-Lani duart me ujë dhe sapun për minimalisht 20 sekonda
-Në pamundësi, higjenizoni duart me xhel dezinfektant

Lini një koment