Cheesecake delikat me krem limoni dhe djathë Philadelphia
Cheesecake është përfundimisht ëmbëlsira më e dashur e ditëve të nxehta: e freskët, e lehtë, nuk ka nevojë për pjekje në furrë dhe është perfekte për çdo moment të ditës. Përgatitja e saj është e thjeshtë, ndërsa rezultati mahnitës. Si? Ja receta e Chheesecake me limon e Philadelphia.
Përbërësit për bazën me biskota:
150 gram gjalpë
150 gram sheqer
50 gram miell 00
150 gram miell bajamesh (ose bajame të grira pluhur në mikser)
pak kripë
150 gram për biskotën pas pjekjes
Për kemin e limonit
250 gram qumësht
4 të verdha vezësh
80 gram sheqer
1 fletë xhelatine
Për kremin e djathit
300 gram Philadelphia
200 gram pana e freskët
4 të verdha vezësh
2 fletë xhelatine
20 gram ujë
Përgatitja
Punoni mirë gjalpin me sheqerin, pastaj shtoni miellin 00 dhe miellin e bajameve. Lëreni brumin të pushojë në frigorifer për disa orë pastaj hapeni në një tepsi ku keni shtruar letë furre dhe piqeni në furrë të parangrohur në 160 gradë për 20 minuta. Kur të ftohet grijeni dhe bashkojeni me 150 gram gjalpë për të krijuar bazën e cheesecake.
Për kremin e limonit, ngrohni qumështin në 60 gradë dhe shtoni lëkurën e limonit. Lëreni të qëndrojë për të paktën 4 orë në mënyrë që të lëshojë gjithë aromën. Pastaj hiqni lëkurën e limonit dhe shtoni vezët që i keni rrahur me sheqerin. Ziejini në banjëmari derisa masa të trashet, hiqeni nga zjarri dhe shtoni xhelatinën të cilën e keni vendosur prarpakisht në ujë të ftohtë. Transferojeni masën në një enë të ftohet derisa të jetë përftuar një masë konsistente xhelatinoze.
Për kremin e djathit, fillimisht rrihni panën dhe vendoseni në frigorifer. Më pas rrihni vezët dhe ndërkohë në një tigan vendosni sheqerin dhe ujin. Kur të kenë arritur temperaturën 120 gradë shtojini tek vezët të cilat jeni duke i rrahur ndërkohë dhe në fund shtoni fletët e xhelatinës të zbutura në ujë. Transferojeni këtë masë në një enë dhe shtoni shtojini pak nga pak panën e rrahur si dhe Philadelphian.
Në bazën e bisktotës hapni mirë shtresën e kremit të djathit dhe në fund vendosni kremin e limonit.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment