Cheesecake me pure kungulli

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 60 min

Ingredientët

  • Për sipërfaqe:
  • 8 biskota të thata, të thyera
  • 4 lugë gjalpë të pakripur
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • Për mbushjen:
  • 1 kg krem djathi
  • 3/4 gota sheqer
  • 1 lugë gjelle miell
  • Kripë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 2 vezë të mëdha
  • 1/2 filxhan + 2 lugë pure kungulli
  • 1/2 lugë çaji kanellë
  • 1/4 lugë çaji arrëmyshk
  • 1/4 lugë çaji xhenxhefil

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 350 gradë.

2

Vendosni në pjesën e poshtme të furrës një letër kuzhine.

3

Fusni biskotat në një blendër që ti copëtoni në thërrime.

4

Shtoni sheqer dhe gjalpë dhe përzijini deri sa të bëhet një kombinim homogjen.

5

Pjekeni përzierjen rreth 10 minuta dhe pastaj transferojeni në një tavë për ta ftohur plotësisht.

6

Për mbushjen:

7

Ulni temperaturën e furrës në 325 gradë.

8

Në një mikser elektrik me shpejtësi të mesme hidhni djathin dhe sheqerin të përzihen për rreth 3 minuta.

9

Shtoni miell, kripë dhe vanilje dhe i përzieni.

10

Pastaj shtoni vezët dhe rrihini fort deri sa të bëhen një me pjesën tjetër.

11

Në një tas tjetër, përzieni së bashku purenë e kungullit, kanellën, arrëmyshk dhe xhenxhefil.

12

Shtoni kremin e djathit në përzierjen e kungullit dhe përzieni së bashku derisa të përfshihen plotësisht.

13

Për të përgatitur cheescake përhapni kremin e djathit mbi shtresën e përgatitur të biskotave.

14

Sipër shtoni purenë e kungullit dhe futeni të piqet për 45-50 minuta.

15

Nxirreni tavën nga furra dhe lereni të ftohet 2-3 orë.

16

Më pas priteni në katrorë dhe shërbejeni.

Lini një koment