Çaji i dafinës funksionon shumë mirë sidomos në rastet kur ju mundon kolla dhe gripi. Provojeni për disa ditë rresht deri sa të përmirësohet gjendja juaj shëndetësore.
Për të përgatitur çajin e dafinës në kushtet e shtëpisë nevojiten:
- 4-5 gjethe të thata dafine
- 1 shkop kanelle
- 1 litër ujë
- mjaltë
Udhëzime:
- Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta.
- Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan përpara se ta pini.
Pse funksionon?
Vlerat shëndetësore të çajit të dafinave përfshijnë: aftësinë për të pastruar organizmin, ngadalësuar plakjen, përshpejtuar shërimin e plagëve.

Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara. Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine.
Mos harroni se gjethet e dafinës ju ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese. Ato kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike./neps.al
Lini një koment