Sugjerojmë:

Byreçka shtëpie

Byreçka shtëpie

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1/2 kg miell
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • 4 kokrra qepë
  • 4 kokrra domate
  • pak piper
  • 1/2 lugë gjelle me kripë

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni miellin dhe kripën. Ngadalë shtoni ujin dhe punoni mirë masën.

2

Shtoni vajin dhe punojeni sërish me duar. Lëreni brumin të vijë për 10-15 minuta duke e mbuluar me një peshqir të pastër.

3

Pasi të ketë ardhur brumi, bëni kuleçë të vegjël të cilët mund t’i hapni me okllai.

4

Brenda i mbushni me mbushjen që keni përgatitur më parë duke skuqur qepën me domatet dhe pak kripë.

5

Vendosni byreçkat në një tepsi të cilën e keni lyer më parë me vaj.

6

I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 190 gradë celsius.

7

Servirini të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment