Sugjerojmë:

Bukë shtëpie me ullinj

Edhe pse mund të duket e vështirë, bërja e bukës në shtëpi është e thjeshtë dhe ju lejon të kurseni dhe të gatuani me përbërës të sigurt. Kalojmë pa humbur kohë tek përbërësit dhe përgatitja:

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 20 ml gjalpë
  • 25 gr maja birre
  • 200 gr ullinj të zinj
  • 250 ml ujë
  • 1 lugë gjelle kripë

Përgatitja:

  1. Shkrini majanë e birrës në ujë të vakët, shtoni dy lugë miell dhe përziejeni derisa të krijoni një farë brumi. Lëreni të vijë derisa të dyfishojë vëllimin.
  2. Kur brumi të ketë ardhur, hapeni miellin në formë shatërvani dhe në qendër vendosni brumin e ardhur. Merrni pak ujë të vakët, shkrini aty kripën e gjalpin, shtojeni tek përbërja dhe filloni të zini brumin.
  3. Punojeni brumin derisa të jetë i fortë, formoni një top dhe më pas lëreni të pushojë në një enë të mbuluar për një orë.
  4. Pas kësaj kohe, ndajeni brumin në 3-4 panine dhe në secilën integroni ullinjtë të cilëve u keni hequr bërthamat dhe i keni prerë.
  5. Lërni paninet të vijnë edhe për një orë dhe më pas piqini në furrë, në 200 gradë për gjysmë ore.

 

Lini një koment