1.Domateve i hiqni lëkurën dhe i grini imët në një rende.
2.I kaloni në një tigan në zjarr mesatar dhe i përzieni vazhdimisht derisa domatet të treten.
3.Shtoni pak kripë.
4.Tani shtoni djathin e thërrmuar dhe i përzieni mirë.
5.Në një tas thyeni vezët, i përzieni me një pirun dhe ia shtoni domateve në tigan. Sapo vezët të jenë mpiksur, e hiqni fërgesën nga zjarri.
6.Në një tigan tjetër skuqni vajin e ullirit me gjalpin.
7.Ndërkohë merrni bukën, e prisni në feta të vogla dhe i lyeni sipër me fërgesën.
8.I shtoni sipër pak nga gjalpi i skuqur secilës dhe pak piper. Ju bëftë mirë!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment