Brusketa klasike me domate dhe djathë. Sa të shijojnë!

Disa feta bukë (në varësi të numrit të brusketave që do të përgatisni)
2 kokrra domate
1 copë djathë të bardhë dhie
1 lugë kafe hudhër pluhur
1 lugë gjelle gjalpë
Pak rigon, kripë

1.Në një tas përzieni gjalpin e shkrirë, hudhrën, kripën, rigonin.

2.Ndërkohë domatet i prisni në copa të vogla.

3.Merrni fetat e bukës dhe i lyeni me salcën që përgatitët.

4.Sipër i shtoni disa copëza domatesh dhe pak djathë të thërrmuar.

5.I fusni në furrë brusketat për 5 minuta në 170 gradë.

6.Më pas i nxirrni dhe shijojini!

Lini një koment