Brokoli në tavë me parmixhano dhe limon

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
2 persona
Kalori:
118
1 brokoli me madhësi mesatare
¼ filxhan me vaj ulliri
Kripë, piper të zi
Përbërës opsionalë:
1 lugë gjelle hudhër e grimcuar
1 lugë gjelle lëng limoni
¼ filxhan me djathë parmixhano të grirë

Pastroni mirë brokolin dhe e ndani në lule të vogla. Parangrohni furrën në 200 gradë.

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine.

Vendosni copat e brokolit duke i marinuar me kripë, piper dhe vaj ulliri.

I fusni në furrë për 13 minuta.

Më pas i nxirrni i shtoni sipër hudhrën dhe e lini në furrë për 2 minuta të tjera.

Pasi brokoli të jetë gati i shtoni sipër pak limon dhe djathë parmixhano. Shërbejeni të ngrohtë!

Komento