Sugjerojmë:

Blerina Bombaj: Vaji i karkalecit të kuq, një thesar kundër plakjes!

Dietologia e njohur Blerina Bombaj përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka theksuar vlerat e çmuara të vajit të karkalecit të kuq. Sipas saj, ky është i vetmi vaj peshku i pastër dhe me forcë të jashtëzakonshme antioksiduese.

Ja çfarë shkruan konkretisht Bombaj: 

Me një peshë prej 500 milionë tonësh, karkaleci i kuq formon biomazën më të madhe në botë. Vetëm 1% e tij përdoret për ekstraktimin e vajit të çmuar që ai përmban, i cili vjen në një paketë fantastike së bashku me astaksanthinen, një antioksidant që ka forcën të luftojë kancerin dhe plakjen. Studimet në zhvillim e sipër tregojnë se marrja e 1-1.5 gram vaj karkaleci të kuq në ditë, mund të ulë kolesterolin e keq (LDL) dhe të rrisë kolesterolin e mirë (HDL) në pacientë me hiperkolesterolemi.

Image result for shrimps oil pills

Marrja e përditshme e vajit të karkalecit mund të zbusë simptomat paramenstruale të cilat shkaktohen si pasoje e ndryshimeve hormonale të lidhura me ciklin menstrual të gruas. Nuk ka dyshim në vetitë antiinflamatore të acideve yndyrore omega 3 dhe ky është një rol shume i rëndësishëm që i referohet vajit të karkalecit.

Image result for shrimps oil pills
Antioksidanti astaksanthine gjendet vetëm tek karkaleci i kuq, tek salmoni dhe arragosta. Si një antioksidant, ajo e mbron vajin nga oksidimi. Për më tepër, astaksanthina është veçuar si një ndër antioksidantët më të fuqishëm kundër plakjes dhe kundër kancerit, ul kolesterolin, forcon shikimin, parandalon sëmundjet neurodegraduese si Alzheimeri dhe lufton stresin fizik.

Duhet thënë se vaji i karkalecit të kuq gjendet edhe në vendin tonë dhe nëse pas këtij shkrimi vendosët ta blini, konsultohuni paraprakisht me mjekun tuaj.

Marrë nga dietologia dhe nutricionistja Blerina Bombaj 

Lini një koment