Sugjerojmë:

Blerina Bombaj: 10 ushqimet më të mira që natyra ka bërë për njeriun

Cilat janë 10 ushqimet më të mira që natyra i ka bërë dhuratë njeriut? Dietologia dhe nutricionistja Blerina Bombaj rendit ushqimet më të mira, aleate të shëndetit dhe mirëqenies sonë. Ato janë:

Agrumet

Vetëm një portokall përmban 100 % të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat.

 

Brokoli

Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C të cilat janë esenciale në formimin e kockave.

 

Boronicat

Boronicat përmbajnë një numer të madhë antioksidantesh të cilet rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fizioligjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor.

 

Patatet e zakonshme dhe të ëmbla

Një patate e kuqe përmban 66 mikrogram acid folik –një ndërtues i qelizave.

Një patate e ëmbel ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitamines A, një vitaminë e rëndesishme për imunitetin ndër të tjera.

 

Sardelet

Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës.

 

Arrat

Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjithë frutat e thatë. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë pagjumesinë.

 

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

I pasur në antioksidante dhe flavonoide, substanca miksroskopike të cilat luajne një rol madhor në mbrojtjen kundër kancerit.

 

Hudhra

Hudhra është një luftetar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve perfshirë edhe E.colin.

 

Spinaqi

Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidant të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin.

 

Fasulet

Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupe fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%.

Lini një koment