Sugjerojmë:

Biskota vegane vetëm me dy përbërës!

Biskota vegane vetëm me dy përbërës!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Nëse je një vegan, hidhi një sy këtyre biskotave. Përgatiten në pak kohë dhe mjaftojnë vetëm dy përbërës!

Ingredientët

  • 2 banane të pjekura mirë
  • 100 gram tërshërë e thjeshtë

Udhëzimet

1

Në një enë përzieni bananet me tërshërën. I rrihni mirë e mirë.

2

Formoni me dorë disa toptha të vegjël.

3

Merrni një tavë shtroni një letër kuzhine dhe vendosni me një distancë biskotat.

4

I vendosni në furrë për 20 minuta në temperaturën 180 gradë celsius.

5

Pasi të jenë gati, i lini pak të ftohen dhe shijojini. Nëse dëshironi i shtoni sipër pak kanellë.

Lini një koment