Sugjerojmë:

Binje franceze të kripura

Ideale për një aperitiv në shtëpi nën shoqërinë e miqve, binjet franceze janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe për t’u shijuar të thjeshta  apo me krem djathi.

Përbërësit (për 40 binje)

  • 75 gr djathë kaçkavall i grirë
  • 75 gr gjalpë
  • 150 gr miell
  • ½ litra ujë
  • 4 vezë
  • Pak kripë

Përgatitja

  1. Në një tenxhere hidhni ujin, shtoni gjalpin, pak kripë dhe vendoseni të ziejë.
  2. Sapo të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin njëherësh.
  3. Përziejeni me lëvizje energjike me një lugë druri ose spatul.
  4. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr që të trashet masa. Ajo është gati kur shkëputet me lehtësi nga anët e tenxheres dhe i lë ato të pastra.
  5. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
  6. Shtoni vezët dhe përziejini derisa masa t’i thithë komplet.
  7. Shtoni më pas kaçkavallin e grirë.
  8. Nxehni furrën në 200 gradë. Në një tavë shtoni letër furre.
  9. Me një xhep kuzhine ose përmes dy lugëve, formoni binjet duke lënë disa centimetra hapësirë nga njëra-tjetra.
  10. Piqini. Pas 20 minutash kontrolloni pjekjen: duhet të jenë të fryra dhe me ngjyrë të artë.
  11. Shërbejini menjëherë të nxehta.

Lini një koment