Neps.al ju sjell më poshtë një maskë klasike me mjaltë, shumë e njohur në të gjithë botën.
Çfarë duhet të bëni?
- 1 banane të madhe e qëroni dhe e shtypni në një tas me ndihmën e një piruni. Shtoni 1 lugë gjelle mjaltë+ 1 lugë gjelle lëng limoni.
- I përzieni të gjithë përbërësit derisa të jenë kombinuar mirë me njëri-tjetrin.
Banania i jep vitamina lëkurës, mjalti e hidraton ndërsa lëngu i limon shërbën si dizinfektues i baktereve. Kjo maskë mund t’ju bëjë pak pis, prandaj mos vishni rrobat më të mira kur ta aplikoni.

- Pasi ta keni aplikuar maskën në fytyrën e larë, masazhojeni pak me duar dhe e lini të veprojë për 15-20 minuta.
- Në fund e lani fytyrën me ujë të bollshëm të ngrohtë. Kujdes, pa sapun, vetëm ujë!

Kjo maskë natyrale mund të qendrojë në frigorifer deri 1 javë, por për t’u siguruar përgatiteni të freskët,sa herë që doni ta aplikoni!
/neps.al
Lini një koment