Janë ëmbëlsira të cilave nuk u themi dot jo kur i shohim përballë. Të ëmbla në shije, të kripura në çmim, por tani do të mësojmë t’i përgatisim vetë.
Përbërësit:
150 gr bajame
120 gr sheqer
35 gr ujë
Përgatitja:
Merrni një tepsi dhe shtrojini letër furre. Më pas merrni një tigan, shtoni bajamet, sheqerin dhe ujin në temperaturën e ambientit.
Ndizni sobën në nxehtësi mesatare dhe filloni përzierjen: parimi është që kompostoja me ujë e sheqer të jetë e lëngshme, më pas të nisë të ziejë dhe në fund të kristalizohet duke formuar një mbështjellje rreth bajameve.
Në këtë pikë ulni zjarrin dhe vazhdoni t’i përzieni derisa sheqeri të nisë të karamelizohet dhe të marrë një ngjyrë të errët. Më pas, shtojini bajamet në tepsinë me letër furre duke i ndarë me kujdes nga njëra tjetra që të mos mbeten të ngjitura mes tyre. Bajamet tuaja janë gati për t’u shijuar!
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment