Sugjerojmë:

Asparag, limon dhe salmon, treshe e përsosur!

Asparag, limon dhe salmon, treshe e përsosur!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Shumë e thjeshtë për t'u bërë dhe shumë e rekomandueshme për të fuqizuar sistemin imunitar!

Ingredientët

  • 2 fileto salmoni
  • 5 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • 1 lugë çaji qepë pluhur
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • Kripë, piper
  • Lëngu 1 limoni
  • 2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë
  • 1 lugë gjelle vaj

Udhëzimet

1

Lani salmonin dhe e lini të thahet. Më pas e mbuloni me një letër alumini.

2

Të gjithë përbërësit i përzieni bashkë në një tas dhe ia shtoni salmonit. E përzieni pak me dorë në mënyrë që të marinohet siç duhet.

3

E fusni në furrën e parangrohur 10 minuta në 200 gradë.

4

Më pas ia hiqni letrën e aluminit dhe e lini edhe 7 minuta në furrë.

5

Në fund e nxirrni nga furra duke e servirur në pjatë me asparag dhe ½ limon. Do ju shijojë pa masë!

Lini një koment