Sugjerojmë:

Arsyeja përse duhet të vendosësh një top letre alumini në lavastovilje

Nuk jeni të kënaqur me performancës e lavastoviljes suaj? Ka një hile shumë të thjeshtë për të parë rezultate mbresëlënëse dhe ndryshe nga shumë hile të tilla, kjo nuk shkakton asnjë dëm anësor dhe është tërësisht e sigurt.

Sipas ekspertëve, vendosja e një topi letre alumini në lavastovilje, ndihmon në heqjen e gërvishjeve të lehta nga nga serviset tuaja dhe ndihmon gjithashtu në heqjen e njollave të vështira.

Gjithçka ka të bëjë me një reaksion kimik që ndodh kur letra e aluminit bie në kontakt me detergjentin e makinës për larjen e enëve.

Ajo ndihmon gjithashtu në heqjen e njollave të ujit dhe i bën serviset të duken si të reja. Mjafton të formoni një top me letrën e aluminit, ta vendosni në koshin ku vihen serviset dhe lëreni të bëjë magjinë e vet.

Lini një koment